Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Merci Parker

REUTERS/Mike Stone

Merci Parker


20 January, 2013 @12:27

Munguan yjet, por nuk mungoi fitorja, sepse në skenë ishte dirigjenti Tony Parker, i cili mori përgjegjësinë në mungesën e Tim Duncanit e Manu Ginobilit.

Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, e mposhtën si mysafirë Atlanta Hawksin me rezultat 98-93. Edhepse munguan dy lojtarë kyç në skuadër, Parker ishte lideri në parket, i cili luajti me 23 pikë e 12 asistime. Ai u ndihmua edhe nga Matt Bonner, i cili shtoi 17 pikë.

Kjo ishte fitorja e katërt me radhë dhe e 32-ta në përgjithësi, për San Antonio Spursin, që gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perendimore. Spursat në ndeshjen e radhës do të përballen me Philadelphia 76ers.


 
Të gjitha lajmet nga NBA