TOP 16

euroleague
Efesi me hapa të sigurta
18 January, 2013 @13:24
Kjo ishte fitorja e parë e Anadolu Efesit si mysafir, pas dy viteve në TOP 16 të Euroleague-së.
Gjiganti turk sivjet, është duke ecur me hapa të sigurta në ligën më të fortë të Europës. Ata arritën një fitore me vlerë shumë të madhe ndaj Brose Basketsit në Gjermani, të cilët e mposhtën kundërshtarin me rezultat 94-76.
Tek turqit më të mirët ishin dy lojtarët me përvojë të NBA-së, Sasha Vujacic me 17 pikë dhe Jordan Farmar me 15 sosh. Ndërsa basketbollisti shqiptar, Ermal Kuqo, nuk luajti fare në këtë ndeshje.
Efesi ka bilanc prej 3 fitoreve dhe kanë vetëm një humbje, ndërsa skuadra gjermane e regjistroi humbjen e katërt.