Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16

Të pamposhturit

euroleague

Të pamposhturit


18 January, 2013 @14:08

Nënkampioni i Europës, CSKA Moska, po shkëlqen në TOP 16-shin e Euroleague-së. Ata e regjistruan fitoren e katërt me radhë duke e mposhtur Zalgiris Kaunasin, me rezultat 87-73.

Më i miri tek Moska ishte, Milos Teodosic me 24 pikë të shënuara, ndërsa në anën tjetër Marko Popovic luajti me 16 pikë.

Edhe Reali pa humbje

Edhe Real Madridi sikurse CSKA Moska në Grupin E, po vazhdon të dominojë, pa humbje. Fitoren e radhës e regjistroi kundër Unicaja Malagasë me rezultat 64 -72. 

Ndërsa në ndeshje shkëlqeu Rudy Fernandez me 15 pikë, ku u ndihmua edhe nga Sergio Rodriguez me 14 sosh.

TABELA

Grupi E

CSKA Moscow 4-0

Real Madrid 4-0

Anadolu Efes 3-1

Panathinaikos      3-1

Zalgiris Kaunas 1-3

Unicaja Malaga 1-3

Brose Baskets 0-4

Alba Berlin 0-4


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague