THUNDERING

REUTERS/Mike Stone
Durant shënon rekord karriere
19 January, 2013 @14:53
Kevin Durant ka qenë 100% i saktë nga vija e gjuajtjeve të lira, duke shënuar 21 pikë nga 21 tentime, ndërsa në mbrëmje ka shënuar rekordin e tij të karrierës prej 52 pikëve për të mposhtur Dallasin në trillerin e natës, 117-114.
Bashkëlojtari i tij, Russell Westbrook, shtoi 31 pikë të tjera derisa Oklahoma vazhdon me dominimin në NBA me bilanc prej 32 fitoresh dhe vetëm 8 humbjesh.
Në anën tjetër Dallas luftoi si burrat derisa O.J. Majo me treshe e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Mirëpo, Durant shënoi në fund 9 nga 12 pikët e Oklahomës për të fituar ndeshjen.