BAUERMANN

Bauermann trajneri i Berishës
18 January, 2013 @15:15
Federata e basketbollit polak ka emërtuar gjermanin Dirk Bauermann si përzgjedhës i përfaqësues polake.
Përfaqësuesja e Polonisë do të bëjë gara në Eurobasket 2013, që do të mbahet në Slloveni, ndërsa pjesë e ekipit polak pritet të jetë edhe basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha.
Bauermann llogaritet si njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në histori të Gjermanisë. Ai së fundi ka drejtuar ekipin gjerman Bayern Munchen, ndërsa në përfaqësuesen polake do ta zëvendësojë trajnerin Ales Pipan, i cili tani është përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë.