NBA

REUTERS/Mark Blinch
Lakers, për të qeshur
21 January, 2013 @4:48
Skuadra e Lakersit, mesiguri është duke u lutur që të përfundojë sa më shpejt ky stinor katastrofal nga ana e tyre. Ata e regjistruan humbjen e 23-të kundër Toronto Raptorsit.
Faktori kryesor i humbjes ishte pa dyshim përjashtimi i yllit Dwight Howard, i cili pas dy gabimeve teknike, u detyrua të shkojë në zhveshtore. Ky ishte përjashtimi i tretë në karierën e tij dhe i dyti në këtë stinor.
Ndërsa tek Toronto, më i miri ishte spanjolli Jose Calderon i cili luajti me 22 pikë e 9 asistime, ku u ndihmua edhe nga Ed Davis dhe Landry Fields të cilët shënuan nga 18 pikë secili.
Te skuadra e Lakersit, si zakonisht më i miri ishte Kobe Bryant me 26 pikë, por duhet të ceket edhe 25 pikëshi i Pau Gasolit, i cili nuk po mundet të gjej mjaft minuta nga trajneri Mike D’Antoni.
Kjo ishte humbja e 23-të e LAL, derisa kanë vetëm 17 fitore, ndeshjen e radhës do të zhvillojnë me Chicago Bullsin.