Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Faktori Durant dhe Paul

REUTERS/Lucy Nicholson

Faktori Durant dhe Paul


23 January, 2013 @16:09

Nënkampioni Oklahoma e mposhti Los Angeles Clippersin në Staples Center me rezultat 109-97. Gjatë gjithë ndeshjes mysafirët ishin në epërsi, ku i pandalshëm ishte Kevin Durant. 

Ai shënoi pesë herë për tre pikë nga gjashtë tentime, derisa në përgjithësi luajti me 32 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe u ndihmua nga bashkëlojtari i tij Russell Westbrook me 26 pikë.

Në anën tjetër u dallua mungesa e dirigjentit Chris Paul, i cili është i lënduar nga gjuri, megjithatë Blake Griffin u mundua me 31 pikë e 11 kërcime, të cilët nuk mjaftuan për fitore.

Oklahoma e regjistroi fitoren e 33-të, derisa ka vetëm 9 humbje në këtë stinor, duke realizuar shifrat më të ulëta në ligë.

Ndërsa Clippers e humbi pozitën e dytë në Konferencën Perendimorem duke u renditur tani pas San Antonios, me bilancë prej 32 fitoreve e 11 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA