TREPÇA

Trepça transferon White-in
23 January, 2013 @17:41
Kampioni aktual, Trepça, ka gjetur zëvendësimin e sllovenit Marcel Mihalic, i cili kishte ikur nga Mitrovica pa i lajmëruar askujt. Xehetarët kanë transferuar plejmekerin amerikan të RTV 21-shit, Ryan White.
“Po, kam arritur marrëveshje me Trepçën,” ka thënë shkurtimisht White për Borozanin.
Ryan White ka luajtur për 21-shin në pesë xhirot e fundit të stinorit vjeshtor dhe ka qenë njëri prej lojtarëve kyç të skuadrës së bashku me amerikanin Alexander Joshua, i cili po ashtu është larguar nga Teleboysat.
Basketbollisti 177 centimetra i gjatë ndeshjen më të mirë për 21-shin e kishte luajtur po kundër Trepçës, ku me 21 pikë të shënuara (të gjitha në pjesën e parë), ishte ndër më meritorët në fitoren kundër xehetarëve, në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.