LIDERI

BOROZANI/Erdis Driza
Ersid Ljuca në Pejë
23 January, 2013 @15:31
Lideri i BKT Superligës në basketboll, Peja, ka arritur marrëveshje me kosovarin Ersid Ljuca. Kështu, ka bërë të ditur faqja zyrtare pejane e cila ka njoftuar pak më parë për këtë lajm. Borozani.com
Ljuca, qendra e gjatë 212 centimetra ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës në stinorin e kaluar me të cilët arriti deri në finale të play-offit.
Ai gjysmëstinorin e parë 2012/13 luante në Liban për ekipin Hoops ku kishte mesatare prej 14.1 pikëve dhe 11 kërcimeve për ndeshje. E ditë më parë përfolej se për Ljucën ishin të interesuar Bashkimi dhe RTV 21.
Pas qendrës amerikane Chris Garnett, Ersid Ljuca është përforcimi i dytë serioz i liderit të BKT Superligës për stinorin pranveror.