TREPÇA

Marcel Mihalic me fanellë të Vëllaznimit/ Fotografia: Albi Gjoka
U gjet Mihalici
21 January, 2013 @11:33
Marcel Mihalic transferi i ri i Trepçës, që erdhi nga Vëllaznimi në gjysmëstinor, ditë më parë u humb - pa gjurmë!
Mirëpo, sot ai ka njoftuar se është shëndoshë e mirë dhe gjindet në Slloveni, pasi që ka ikur nga Mitrovica, ku krerët e klubit nuk kanë realizuar asgjë prej atyre çka kanë premtuar, ka thënë vetë lojtari.
Pardje menaxheri i Trepçës, Lenart Vidishiqi kishte thënë për Kohën se basketbollisti i tyre nuk po lajmërohet përkundër se me letra është i tyre dhe nuk kanë çfarë të bëjnë, ndërsa trajneri finlandez është duke kërkuar një lojtar tjetër të huaj.
Mihalic ka qenë njëri ndër basketbollistët më të mirë të Vëllaznimit dhe disa herë ka hyrë në pesëshen e javës të BKT Superligës së Kosovës, derisa dallohej për dorën e butë të tij. Ai kaloi me shumë bujë te Trepça.