ALL STARS

nba.com
Gati për NBA All Star
25 January, 2013 @2:31
Po i afrohemi dalëngadalë, vikendit të shumëpritur të All Starit. Pas pesësheve të para, u caktuan edhe lojtarët rezervë që do të luajnë në mbrëmjen magjike me 17 shkurt.
Lista e lojtarëve rezervë është kjo:
East (Lindje): Kyrie Irving, Jrue Holiday, Paul George, Luol Deng, Chris Bosh, Tyson Chandler, Joakim Noah.
West (Perëndim) : Russell Westbrook, James Harden, Tony Parker, David Lee, Tim Duncan, Zach Randoph, LaMarcus Aldridge.
Në rast të lëndimit të ndonjë lojtari, kryetari i NBA-së David Stern, do të zëvendësojë me një lojtar tjetër, ndërsa lojtari i lënduar në qoftë se gjendet në pesëshen e parë, trajneri i skuadrës do të përcaktojë zëvendësimin.
Trajnerët e skuadrave do të caktohen deri me datën 3 shkurt, në bazë të suksesit që do të tregojnë në konferencat e tyre. Ky do të jetë All Stari i 67-të.