EKSKLUZIVE

Kejuan Johnson/ Rokas Uzas/ Ola Atoyebi
Treshe nga Bashkimi!
25 January, 2013 @15:36
Lituanezi Rokas Uzas është përforcimi i parë i huaj i Sigkos Bashkimit. Skuadra e cila gjendet në vendin e tretë të radhitjes tabelare, ka thyer akullin, duke e transferuar për herë të parë një basketbollist lituanez në Kosovë.
Uzas është 25 vjeçar dhe luan në pozitat 2 dhe 3. Ai së fundi ka luajtur për skuadrën nga liga elite e Zvicrës, SAV Vacallo, duke pasur mesatare prej 14.8 pikëve, 3.1 asistimeve dhe 5.8 kërcimeve. Ndërsa para aventurës së tij në Zvicër, ka luajtur edhe për shumë skuadra të ndryshme të Lituanisë, duke veçuar këtu edhe kampionin e shumëfishtë, Zalgiris Kaunas.
Basketbollisti 202 centimetra i gjatë ka luajtur edhe në Kampionatin Europian të vitit 2008 me përfaqësuesen e Lituanisë për grupmoshat U20 dhe ka pasur mesatare prej 3.0 pikëve për ndeshje.
Basketbollisti tjetër është amerikani Kejuan Johnson i cili do të luaj në pozitën e organizatorit te prizrenasit. Johnson së fundi ka veshur fanellën e Jaszberenyit në Hungari derisa është 193 centimetra i gjatë. Përveç Hungarisë ai është paraqitur edhe për ekipe të ndryshme në ligën e dytë gjermane. Në tre ndeshjet e regjistruar për hungarezët ai ka pasur mesatare prej 16.3 pikëve si dhe 4 asistimeve.
Ndërsa transferi tjetër i portokallëve nga Prizreni është nigeriani Olasumbo Atoyebi i cili ka luajtur në ligën e parë të Lituanisë për ekipin Naglis Palangos. Qendra nigeriane 203 centimetra e gjatë ka 17.3 pikë për ndeshje në këtë ekip si dhe 8 kërcime si mesatare të ndeshjeve të luajtura.
Gjithashtu, ai ka pasur paraqitje edhe në ligën e tretë spanjolle ku për ekipin e tij Lan Mobel ku ka pasur 16.4 pikë për ndeshje si dhe 8.1 kërcime mesataren e tij.