NAVARRO

Navarro Official
La Bomba, me rekord të ri
25 January, 2013 @14:56
Karriera brilante e njërit ndër basketbollistëve më të mirë europian, Juan Carlos Navarro, po vazhdon me rekorde të reja.
Ai në ndeshjen e mesjavës ndaj Caja Laboralit ka shënuar pikën e 3 mijtë në Euroleague, shifër kjo që nuk e ka arritur asnjë basketbollist deri më sot.
Navarro, 32 vjeçar, tërë karrierën e tij ka luajtur për ekipin e qytetit të lindjes, Barcelona. E njohin me nofkën ‘La Bomba’.