TOP 16 EUROLEAGUE

E shijuan humbjen
25 January, 2013 @21:20
CSKA Moska u ndal pas nëntë ndeshjeve, rusët u mposhtën nga Unicaja Malaga me rezultat 81-94. Me ndihmën e lojtarit Marcus Williams, i cili shkëlqeu me 28 pikë e 4 asistime, Malaga e regjistroi fitoren e dytë në Grupin E.
Ndërsa në anën tjetër më i miri ishte Nenad Krstic me 23 pikë e 6 kërcime. Kjo ishte humbja e parë e Moskët të cilët kanë katër fitore, kurse Unicaja Malaga e regjistroi fitoren e dytë krahas tre humbjeve.
Efesi në formë
Skuadra turke Anadolu Efes, po shkëlqen në TOP 16 të Euroleague-së. Ata e regjistruan fitoren e katërt në Grupin E, kundër skuadrës lituaneze Zalgiris Kaunas me rezultat 56-52.
Më i miri tek turqit ishte Sasa Vujacic me 12 pikë të shënuara, ku u ndihmua nga Joshua Shipp me 11 sosh. Efesi ka bilanc prej 4 fitoreve dhe vetëm një humbje deri më tani.