PEJA

Peja merr Mutombon
26 January, 2013 @21:44
Liderja e BKT Superligës, Peja, është rritur edhe për 193 centimetra të tjera. Verdhezinjtë kanë arritur marrëveshje me basketbollistin me nënshtetësi kanadeze, Harouna Mutombo, i cili pritet të mbërrijë nesër në Pejë, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit.
Harouna, është nipi i legjendës së Houston Rockets dhe të NBA-së, Dikembe Mutombo. Ai luan në pozitën e fundorit, ndërsa Peja do të jetë aventura e parë e tij jashtë kontinentit amerikan.
Harouna Mutombo së fundi ka qenë pjesë e ekipit amerikan, Santa Cruz Warriors, ndërsa më parë katër stinore i ka kaluar te skuadra Western Carolina, ku në stinorin e fundit të luajtur për këtë skuadër, ka pasur mesatare prej 13.9 pikëve, 5.9 kërcimeve dhe 1.9 asistimeve.
Me ardhjen e tij dhe së bashku me Gerti Shimën e Christopher Garnettin, numri i basketbollistëve të huaj në Pejë është kompletuar në tre,