NBA

REUTERS
I zoti i shtëpisë
27 January, 2013 @13:26
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, nuk janë duke humbur në 8-të ndeshjet e fundit, gjithashtu edhe në shtëpinë e tyre, pra në AT&T Center, nuk janë duke shijuar humbjen 16-të ndeshje.
Fitoren e radhës, e shënuan kundër Phoenix Sunsit me rezultat 108-99. San Antonio doli në ndeshje pa Tim Duncan e Gregg Popovich, të cilët po mungojnë në tre ndeshjet e fundit, megjithatë skuadra nuk po ndikohet aq shumë.
Ylli i ndeshjes ishte françezi Tony Parker, i cili luajti me 31 pikë e 7 asistime, gjithashtu u ndihmua edhe nga Manu Ginobili me 20 pikë të tjera.
San Antonio në NBA ka më së shumti fitore me 36, por kanë 11 humbje, një më shumë se Oklahoma dhe gjenden në pozitën e dytë të Konferencës Perëndimore.