Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTICS

Boston ndal kampionin

REUTERS/Jessica Rinaldi

Boston ndal kampionin


27 January, 2013 @22:21

Boston Celtics ka arritur një fitore madhështore sontee ndaj Miami Heat në TD Arenan e stërmbushur. Keltëve iu desht që të shtyjnë lojën në dy vazhdime për të dalë fitues pasi që loja përfundoi baraz dhe pas vazhdimit të parë, përsëri nuk kishte fitues. 

Për këtë fitore, më i merituari te Boston ishte Paul Pirce që luajti me triple-double prej 17 pikëve, 10 asistimeve dhe 13 kërcimeve. Kevin Garnett gjithashtu kontribuoi me double-double prej 24 pikëve dhe 11 kërcimeve. 

Super ylli i Miamit, Lebron James edhe pse shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 34 sosh, nuk arriti që t’ia sjellë ekipit të tij fitoren. 

Ndeshja përfundoi 87-87, pas vazhdimit të parë u bë 93-93, ndërsa në fund Bostnoi nxorri fitoren 100-98. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA