NBA

REUTERS/Mark Blinch
Shkëmbehet me Gay
31 January, 2013 @3:13
Shkëmbimi i shumë përfolur i Rudy Gayit, më në fund u realizua. Memphis Grizzlies e dërgoi super yllin në Toronto Raptors, derisa e shtuan në skuadër Jose Calderonin dhe Ed Davisin. Borozani.com
Arrushat planifikojnë edhe një shkëmbim me skuadrën e Detroit Pistonsit, të cilët dëshirojnë të shkëmbejnë i posaardhurin Jose Calderon me Tayshaun Prince e Austin Daye, por marrëveshja me Detroitin ende nuk është përfunduar.
Rudy Gay, kishte bërë kontratë me Mempshisin, në verën e 2010-së me vlerë prej 82 milionë dollarësh, derisa kanë mbetur 37 milionë dollarë për tu paguar pas këtij stinori, që do të duhet t’ia paguajë skuadra Toronto Raptors.