ALL STARS

REUTERS/Ray Stubblebine
Zëvendësohet Rondo
31 January, 2013 @3:29
Playmakeri i Boston Celtics-it, Rajon Rondo, do të duhet të hyjë në operacion për shkak të lëndimit të ligamentit. Ai do të mungojë në ndeshjen e All-Starit, që do të mbahet me 17 shkurt në Houston.
Ndërsa kryetari i NBA-së David Stern, e zëvendësoi atë me lojtarin e Brooklyn Netsit, Brook Lopez, i cili është duke kaluar një stinor fantastik në skuadrën e tij, ku po luan me mesataren prej 18,6 pikëve dhe 7,3 kërcimeve për ndeshje.
Ky do të jetë All-Stari i parë për Lopezin.