Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Ndikimi i Gayit

REUTERS/Fred Thornhill

Ndikimi i Gayit


2 February, 2013 @12:48

Me siguri kryesia e Torontos është shumë e kënaqur me shkëmbimin e disa lojtarëve që e bënë para disa ditëve. Efekti i lojtarit të ardhur nga Mephis Grizzlies Rudy Gay, u vërejtë që nga loja e parë.

Ata e mposhtën Clippersin me rezultat 98-73. Ndërsa ylli i ndeshjes ishte Rudy Gay që luajti me 20 pikë ku i shtoi edhe 3 kërcime, gjithashtu ndikoi edhe në lojën e skuadrës kanadeze, gjë që ia ngriti shpresat e tifozëve, që të mendojnë edhe për play off, edhepse ende është heret.

Tek vendasit ishin efikas edhe Amir Johnson dhe DeMar DeRozan, që shënuan nga 19 pikë secili. Ndërsa në anën tjetër, te Clippers, më i miri ishte Blake Griffin me 17 pikë.

Toronto e regjistroi fitoren e 17-të, që kanë 30 humbje në Konferencën Lindore, ndërsa LAC gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perendimore me 34 fitore e 14 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA