NBA

REUTERS/Bill Waugh
Arrushat në gjumë
1 February, 2013 @12:27
Mungesën e Rudy Gay-it, arrushat e vërejtën që nga ndeshja e parë. Ata u mposhtën nga nënkampioni Oklahoma City Thunder me rezultat 106-89.
Memphis gjatë ndeshjes asnjëherë nuk kaloi në epërsi, që në ndeshjen e parë gjatë stinorit e kishin mposhtur kundërshtarin.
Në skuadrën e Oklahomës, si zakonisht shkëlqyen lojtarët All-Star Kevin Durant me 27 pikë 7 kërcime e 6 asistime dhe Russell Westbrook me 21 pikë e 9 kërcime.
OKC gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perendimore me 35 fitore e 11 humbje, ndërsa Memphis është në pozitën e katërt po në këtë konferencë por me shkëmbimin e Rudy Gayit, mbetet të shihet se sa do të qëndrojnë në atë pozitë.