NBA

REUTERS
Irving shkatërron OKC-në
3 February, 2013 @13:41
Pas lëndimit të pësuar në fillim të stinorit, Kyrie Irving me formën e tij arriti të inkuadrohet në skuadrën e All-Starit. Ai formën e shkëlqyere e tregoi edhe kundër nënkampionit Oklahoma City.
Super ylli Irving shënoi 13 pikë në tre minutat e fundit të ndeshjes, ku luajti me 35 pikë në përgjithësi, Cavs fitoi ndeshjen me rezultat 115-110.
Ndërsa në anën tjetër Kevin Durant me 32 pikë e 12 kërcime, nuk arriti ta ndalojë humbjen e Oklahomës. Gjithashtu OKC e humbi edhe pozitën e parë në Konferencën Perendimore dhe tani kanë bilancë prej 35 fitoreve e 12 humbjeve.