HEAT

REUTERS/Rhona Wise
LeBron-Wade ndalin Hardenin
7 February, 2013 @9:08
LeBron James dhe Dwyane Wade është dashur t’i ndezin motorët sot për të ndalur James Hardenin e jashtëzakonshëm.
Dyshja James - Wade shënoi 63 pikë në fitoren tretë me radhë të kampionit, Miami Heat. Houston në fakt ishte shumë afër të fitojë kur vetëm dy minuta para përfundimit të ndeshjes rezultati ishte 104-101. Në fund Miami fitoi 114-108.
James Harden ka pasur një paraqitje shumë të mirë duke shënuar 36 pikë për Houstonin, 12 kërcime dhe 7 asistime. Te ekipi fitues, James shënoi 32 pikë e Wade kontribuoi me 31 pikë tjera.
Pas kësaj fitoreje Miami ka bilanc prej 32 fitoreve e 14 humbjeve, ndërsa Houstoni me këtë humbje ka arritur në bilanc prej 27 fitoresh e 24 humbjesh.