Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Lakers fitoi me mungesa

REUTERS/Mike Segar

Lakers fitoi me mungesa


6 February, 2013 @13:04

Skuadra e trajnerit Mike D’Antoni, po kthjellet dalëngadalë. Pas rezultateve katastrofale, ata regjistruan fitoren e tretë me radhë kundër Brooklyn Netsit.

Në ndeshje munguan lojtarët si Dwight Howard dhe Metta World Peace, të cilët janë të lënduar, megjithatë skuadra mysafire Lakers, arriti të fitojë me rezultat 92-83.

Më i miri tek LAL ishte Kobe Bryant, i cili luajti me 21 pikë e 8 kërcime, ndërsa në anën tjetër Brook Lopez shkëlqeu me 30 pikë e 11 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.

Lakers e regjistroi fitoren e 23-të, krahas 26 humbjeve në Konferencën Perendimore, ndërsa Brooklyn Nets ka bilanc prej 28 fitoreve e 20 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA