Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Asgjë pa yje!

REUTERS/Jason Reed

Asgjë pa yje!


5 February, 2013 @12:54

Skuadra e trajnerit Vinny Del Negro, nuk po arrin të fitojë pa ndihëm e super yjeve. Chris Paul deri më tani mungoi në 8-të ndeshje radhazi. Një suprizë e keqe, erdhi nga Blake Griffin.

B.G., para se të fillojë ndeshja, e vërejti një dhimbje në gjurin e majtë dhe nuk u rrezikua më shumë dhe nuk luajti tërë ndeshjen.

Washington Wizards këtë e shfrytëzoi sa më mirë dhe me ndihmën e Martell Webster, i cili luajti me 21 pikë, arriti ta mposhtë Los Angeles Clippersin me rezultat 98-90.

Ndërsa në anën tjetër tek skuadra e dytë nga LA, më i miri ishte Jamal Crawford me 28 pikë. Kjo ishte humbja e tretë me radhë të Clippersve, ku kanë bilanc prej 34 fitoreve e 16 humbjeve në Konferencën Perendimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA