NBA

REUTERS
Fitoi përvoja
4 February, 2013 @16:34
Dy skuadrat, Boston Celtics dhe LA Clippers, janë duke luajtur pa lojtarët kyç në ndeshjet e fundit. Në Clippers po mungon Chris Pauli, ndërsa tek keltët Rajon Rondo, i cili nuk do të luajë deri në fund të stinorit.
Por Bostoni, ende nuk është ndikuar nga mungesa e super yllit Rondo, pasi shënuan edhe fitoren e katërt me radhë, derisa për skuadrën mysafire nuk mund të themi të njejtin gjë.
Clippers e regjistroi humbjen e dytë me radhë, ku vërehet dukshëm mungesa e organizatorit Chris Paul.
Megjithatë, Bostoni me lojtarin Paul Pierce arriti ta mposht skuadrën nga LA, falë vulosjes së 35 vjeçarit nga 3-shi në sekondat e fundit të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat të ngusht 106-104.
Pierce luajti me 22 pikë dhe i shtoi 4 asistime, ndërsa në anën tjetër 23 pikët e Jamal Crawford së bashku me Eric Bledsoe nuk mjaftuan për fitore.