NBA

REUTERS/Andrew Innerarity
Black Mamba ndalet nga Kingu
11 February, 2013 @4:00
Sikurse në ndeshjen e parë, ashtu edhe në këtë ndeshje fitoi kampioni aktual Miami Heat. Me ndihmën e yjeve LeBron James dhe Dwyane Wade, skuadra nga Florida, arriti ta mposhtë Lakersin jo stabil.
Ndeshja përfundoi me rezultat 107-97, ku ishte i pa ndalshëm King Jamesi me 32 pikë, 7 kërcime, 4 asistime e 3 topa të vjedhura. Ai u ndihmua edhe nga partneri i tij Wade me 30 pikë.
Në anën tjetër, Black Mamba luajti me 28 pikë e 9-të asistime, por këto nuk mjaftuan ta ndalin shkëlqimin e Jamesit.
Ndërsa trajneri i Miami Heatit Erik Spoelstra, e lavdoi lojtarin e tij James, pas ndeshjes: “Këtë e them për tifozët e Miamit, ai bën mrekullira që neve na duken të lehta”.
Rezultati
Miami Heat - Los Angeles Lakers | 107-97 |
EASTERN CONFERENCE/ SOUTHEAST DIVISION
1 | Miami Heat | 34 F | 14 H | |
2 | Atlanta Hawks | 27 F | 22 H | |
3 | Orlando Magic | 15 F | 36 H | |
4 | Washington Wizards | 14 F | 35 H | |
5 | Charlotte Bobcats | 11 F | 39 H |
WESTERN CONFERENCE/ PACIFIC DIVISION
1 | L.A. Clippers | 36 F | 17 H | |
2 | Golden State Warriors | 30 F | 21 H | |
3 | L.A. Lakers | 24 F | 28 H | |
4 | Sacramento Kings | 18 F | 33 H | |
5 | Phoenix Suns | 17 F | 34 H |