Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Lebron mposht Durantin

REUTERS/Bill Waugh

Lebron mposht Durantin


15 February, 2013 @8:58

Para fundjavës së All Starit në NBA, u zhvilluan dy ndeshje. Derbin e Los Angelesit e fitoi Clippers, të cilët kaluan lehtë Lakersin me rezultat 101-125. 

Ndërsa në ndeshjen tjetër, gjithashtu derbi, Miami Heat mposhti si mysafir Oklahoma City Thunderin, 100-110. 

Ylli i natës ishte, kush tjetër pos, Lebron James, i cili regjistroi 39 pikë, 12 kërcime, 7 asistime dhe 2 topa të vjedhur në ndeshjen që Miami mposhti Oklahomën. 

Edhe Kevin Durant u tregua shumë i mirë, me 40 pikë, 8 kërcime, 4 asistime dhe 3 bllokada, por kjo nuk mjaftoi për fitoren e Oklahomës ndaj kampionit aktual. 

Në ndeshjen derbi të Los Angelesit, ka qenë Chris Paul, që u dallua për Clippersat në fitore ndaj Lakersave, duke shënuar 24 pikë, 13 asistime dhe 1 kërcim. 



REZULTATET:

Oklahoma City Thunder - Miami Heat 100 - 110
Los Angeles Lakers - Los Angeles Clippers 101 - 125

 
Të gjitha lajmet nga NBA