PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Prezentohen Terrell dhe Snow
14 February, 2013 @15:12
Njëra prej skuadrave më të zhurmshme në ditën e fundit të afatit kalimtar ka qenë edhe Sigal Prishtina,.
Bardhekaltërit sot kanë prezentuar dy përforcimet e reja amerikane, qendrën Julian Terrell dhe fundorin Alvin Snow. Të njëjtën gjë prishtinasit e kishin bërë më parë edhe me përforcimin tjetër, amerikanin Akida McLain.
Në konferencën e shtypit që u mbajt rreth orës 13:00 në zyret e klubit të Sigal Prishtinës, brenda Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, përveç dy përforcimeve, prezent ishin edhe kryetari, Blerand Stavileci dhe zëdhënësi i klubit, Fatos Bajçinovci.
Me Terrell-in dhe Snow-in numri i të huajve në Sigal Prishtinë është kompletuar në tre. Qendra Terrell në vazhdim të kampionatit do ta vesh fanellën me numër 15, derisa Snow do ta ketë numrin 13.