BASHKIMI

BOROZANI/ Lis Dorambari
Muhamed Hasani në Bashkim
13 February, 2013 @17:39
Skuadra që gjendet në vendin e tretë të radhitjes tabelare, Sigkos Bashkimi, ka siguruar shërbimet e basketbollistit të Pejës, Muhamed Hasani.
Plejmekeri 24 vjeçar pasi luajti vetëm gjysmëstinori për Pejën, në vazhdim të kampionatit do ta vesh fanellën e portokalltë të prizrenasve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i Sigkos Bashkimit, Arlind Kaçaniku, i cili për Borozani.com ka thënë klubi ka arritur marrëveshje si me lojtarin ashtu edhe me ekipin pejan.