Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDARJES ME GIOVANI COLELLËN

Granit Dervisholli merr timonin e Feronikelit’74

Granit Dervisholli merr timonin e Feronikelit’74


21 February, 2025 @11:03

Pas ndarjes me Giovani Colellën, Feronikeli’74 që për dy xhiro u drejtua nga Fidaim Haxhiu, ka emëruar trajner të ri të ekipit prishtinasit, Granit Dervisholli.

Dervisholli, që më parë ka punuar me Ramiz Sadikun dhe me Rahovecin, edhe pse i ri ka përvojë në Ligë të Parë si trajner i seniorëve, ndërsa Feronikeli’74 që po lufton për mbijetesë në Superligë do të ketë punë për të bërë në xhirot e mbetura.

“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme.
Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Ne i urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët,” bëri të ditur FC Feronikeli’74 në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga