NGA KOMISIONI I GARAVE

Foto: FCMalisheva
Fizioja i FC Malisheva grushton dhe tenton me gurë drejt referit!
19 February, 2025 @19:52
Përballja e xhiros së XX të Superligës, Malisheva - Ferizaji ka pasur një incident të rëndë në fund të saj. Nga KG i FFK-së bëhet e ditur se fizioterapeuti i FC Malisheva, Ali Bytyqi, pas ndeshjes ka ofenduar dhe ka grushtuar në fytyrë ndihmës-referin e parë të ndeshjes, ndërsa më pas tenton që ta godasë edhe me gurë, por falë bashkëlojtarëve evitohet më e keqja!!!
KG ka inicuar procedurë disiplinore ndaj personit të fjalë, ndërsa aty është shkruar:
Inicim disiplinor:
Ndaj: Fizioterapeutit të FC ”Malisheva”, Ali Bytyqi nr ID 017040M92. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në veturë i afrohet asistentit të parë e ofendon dhe e godet në fytyrë me grusht, mirëpo në vazhdim merr një gurë dhe tenton prap ta godasë por fal intervenimit të futbollistëve dhe kryetrajnerit të Malishevës u evitua më e keqja (e morën dhe e futën në lokalet zyrtare të klubit} Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva- Ferizaj.
Në ndeshjet tjera të Superligës dhe të dyja grupeve të Ligës së Parë, nuk ka pasur asnjë parregullësi tjetër e evidentuar!