Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MË NË FUND LLAPI ARRIN FITOREN

Pas katër muajsh, Llapi arrin fitoren e parë në Superligë!

Foto: KFLlapi/ fb

Pas katër muajsh, Llapi arrin fitoren e parë në Superligë!


16 February, 2025 @17:28

Fitorja e fundit për Llapin në Superligë ka qenë në shtator të vitit të kaluar. Tetori, nëntori dhe dhjetori kaluan pa fitore në Superligë. Janari, pa ndeshje kampionale, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës ka arritur të shënojë fitoren e parë kampionale në mes të muajit shkurt, duke mposhtur Feronikelin’74 si mysafir!

Goli i shpejtë i Valmir Veliut ka rehatuar ekipin llapjan. Pas golit të Veliut në minutën e dhjetë të ndeshjes, asistuar nga Ardit Tahiri, Llapi ka menaxhuar lojën mirë ndërsa në pjesë të dytë brenda një 5-minutëshi ka siguruar fitoren, për të mbyllë ndeshjen: Feronikeli’74 - Llapi 0-3 [Valmir Veliu 10’, 66’, Armend Halili 61’ag.].

TABELA AKTUALE

Trepikëshi ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Llapin, për motiv dhe për të nisur vërtetë luftën për shpëtim, pasi që ekipi qe disa xhiro gjendet në zonë të rënies. Me fitore, Llapi arrin kuotën e 21 pikëve pas 20 ndeshjesh, derisa kjo ishte fitorja e pestë kampionale.

Për Feronikelin’74 të drejtuar nga Giovanni Colella secila xhiro, një zbehje më pak e gjasave për mbijetesë, kur nuk po arrihen pikët.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga