Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHOR OFANZIV ME PËRVOJË

Drita zyrtarizon ukrainasin Kostyshyn

Foto: FCDrita/ fb

Drita zyrtarizon ukrainasin Kostyshyn


14 February, 2025 @23:47

Denys Kostyshyn është përforcimi i ri i Dritës. Liderja e kampionatit në Superligë aktualisht, ka bërë të ditur sot se futbollisti ofanziv nga Ukraina është përforcimi i radhës i tyre, ndërsa ai do të nis punën menjëherë nën direktivat e trajnerit shkupjan të ekipit Zekirija Ramadani.

Kotyshyn vjen nga elita e futbollit ukrainas, prej ekipit Oleksandriya. Ai deri në U-17 ka qenë pjesë e Dynamo Kievit, ndërsa prej U-19 është rritur te Dniproja. Futbollisti 27 vjeçar luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, ndërsa mund të luajë edhe në krah të sulmit.

“Denys në kampionatin e ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.
Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në qershor 2026,”
ka bërë të ditur ndër të tjera FC Drita sot.

Drita është lidere në Superligë me 43 pikë, shtatë më shumë sesa ndjekësi i parë, kampioni aktual - Ballkani. Të shtunën Drita është mysafire e Prishtinës në debrin e madh të Kosovës. Mbetet të shihet nëse trajneri Ramadani do ta shfrytëzojë përforcimin e ri të ekipit që në duelin e parë pas arritjes së tij në Kosovë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga