Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XIX

Kenan Haxhihamza (Gjilani) - Ylli i javës (19)

Fotot: FFK

Kenan Haxhihamza (Gjilani) - Ylli i javës (19)


11 February, 2025 @10:59

Portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së parë të pjesës pranverore të stinorit në Superligë, përkatësisht xhiros XIX.

Denis Isaja, Naim Kodraliu dhe Xhavit Mehmeti ishin në KVF për vlerësimin e më të mirit këtë xhiro, ndërsa vendosën që portieri 28-vjeçar nga Rahoveci të merr epitetin e më të mirit të xhiros.

“Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e nëntëmbëdhjetë t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili me pritjet e tij ishte vendimtari në fitoren e skuadrës së tij kundër Llapit në transfertë (0:1), duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme për Gjilanin,”  — bëri të ditur njoftimi i FFK-së sot.

Përndryshe, Haxhihamza bëhet portieri i parë këtë stinor që merr çmimin e më të mirit të javës në Superligë, ndërsa në total deri tash pos tij nga ekipi i Gjilanit si më të mirë të javës janë përzgjedhur Robert Rrahmani dhe Armend Thaqi.

“Është rëndësishme që kemi fituar ndeshjen e parë sepse është një hap i rëndësishëm për hapjen e sezonit. Kjo është një rezultat i punës që kemi bërë në fazën përgatitore. Sa i përket kundërshtarit, ne jemi takuar edhe dy herë më parë me Llapin në këtë kampionat dhe kemi pasur rezultate pozitive. I njohim pikat e dobëta dhe të forta të tyre.
Pas transferimeve, kemi krijuar një grup shumë më të kualitetshëm dhe na mbetet ne të bëjmë punën në fushë për të sjellë rezultate dhe të dalim sa më shpejt në lojën që kërkon stafi teknik. Na ka ndihmuar shumë fakti që jemi bashkë që 6 muaj.
Synimet e klubit janë minimum dalja në Evropë. Ne jemi akoma në Kupë dhe do të luftojmë edhe për të fituar këtë trofe dhe për ta përmbyllur mirë sezonin.
Çmimin ia dedikoj të gjithë atyre që kanë investuar në mua që nga dita e parë, gjithashtu bashkëlojtarëve të cilët kanë derdhur djersë që rezultati i ndeshjes të mbrohet.”
—tha gardiani i portës së gjilanasve për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga