FORMACIONET ZYRTARE

11-shet startuese: Ballkani-Dukagjini
7 February, 2025 @9:37
Sot fillon pjesa e dytë e Superligës. Me ndeshjen Ballkani-Dukagjini që nis prej orës 12:00, skuadrat e përgatitura dhe të përforcuara gjatë afatit kalimtar dimëror, do të kërkojnë rezultate sa më të mira për pjesën finale të stinorit.
Ballkani i drejtuar nga Orges Shehi dhe Dukagjini me timonier Ismet Munishin, do të fillojnë duelin e sotëm me këto 11-she startuese:
BALLKANI: Iljazi; Jashanica, Smajli, Ismajlgeci, Thaqi; Emërllahu, Queven, Giovanni; Kryeziu, Tolaj, Serebe.
DUKAGJINI:Margono; Pllana, Syla, Bardhoku, Neziri; Merlaku, Morina, Isufi, Pefqeli; Berisha, Isufi.