DJALI I IGLI TARES

Pas përgatitjeve, Dukagjini zyrtarizon Etienne Taren
2 February, 2025 @21:41
Futbollisti që luan në pozitën e qendërsulmuesit, 21 vjeçari Etienne Noel Tare, është lojtar i ri i Dukagjinit të Klinës. Shqiptari me pasaportë gjermane i lindur në Brescia të Italisë dhe djali i sulmuesit të dikurshëm të kombëtares shqiptare, Igli Tare, pas periudhës përgatitore ka bindur drejtuesit e skuadrës klinase dhe tash e tutje do të punojë nën direktivat e Ismet Munishit.
Tare është i gjatë 194 centimetra dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit pykë, ndërsa është rritur te grupmoshat e Lazios, Rapidit të Vjenës dhe Sturmit të Gracit para se të kalojë te Skënderbeu i Korçës prej ku u bë pjesë e Dukagjinit.