Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË SUHAREKË

Ballkani zyrtarizoi dy përforcime

Ballkani zyrtarizoi dy përforcime


31 January, 2025 @11:30

Në dy ditët e lëna pas, kampioni i Kosovës Ballkani ka bërë të ditur për dy përforcime të reja në ekip. Portieri Artan Iljazi që ka qenë më parë pjesë e Shkupit dhe Shkëndijës në Maqedoninë Veriore është zyrtarizuar si lojtar i ri i Ballkanit, ndërsa ekipi gjithashtu ka shtuar forcë edhe në sulm të skuadrës.

Valentin Serebe është huazim i bërë i Ballkanit nga ekipi rumun, CFR Cluj. Serebe është 22 vjeçar dhe luan në pozitë të sulmuesit. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë qe disa vjet është pjesë e Clujit rumun. Ai do të qëndrojë te Ballkani deri në fund të këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga