NDARJA E RADHËS!
Gjilani liron edhe Marko Martinagën
11 January, 2025 @13:29
Për shkak se lojtari ka kërkuar më shumë hapësirë për të pasur mundësi të luajë, Gjilani ka ndarë rrugët me marrëveshje me futbollistin Marko Martinaga.
Kroati 26 vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit të majtë ndërsa ka pasur vetëm katër paraqitje për Gjilanin përgjatë pjesës vjeshtore të stinorit. Prej tyre, asnjëherë pjesë e 11-shes së parë të ekipit.
“Sport Club Gjilani dhe futbollisti Marko Martinaga kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin mes palëve. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e 26-të vjeçarit për të synuar një ambient të ri, me ç’rast do të kishte më shumë hapsira për lojë.
Martinaga iu bashkua Gjilani në fillimin e edicionit dhe gjatë kësaj periudhe dha kontributin e tij në skuadër, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim maksimal,” ka bërë të ditur SC Gjilani.
Martinaga është lojtari i dytë i liruar në janar nga Gjliani, përgjatë afatit kalimtar dimëror, pas mesfushorit Ergys Kaçe.