Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN ME MESFUSHORIN

Gjilani liron Ergys Kaçen

Foto: SCGjilani/ fb

Gjilani liron Ergys Kaçen


9 January, 2025 @15:31

Mesfushori i dikurshëm i kombëtares shqiptare, tash 31 vjeçari Ergys Kaçe nuk është më pjesë e SC Gjilanit. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i kuq nga qyteti i Anamoravës, ndërsa ka bërë të ditur se me mirëkuptim kanë ndarë rrugët me lojtarin.

Kaçe erdhi në verën e kaluar te Gjilani, por ai nuk arriti të lë gjurmë në ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu dhe kështu, përfundoi aventurën aty.

“Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe.
Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion.
Klubi falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive”,
ka bërë të ditur SC Gjilani në njoftim.

Korçari që u bë lojtar i Gjilanit në korrik të vitit 2024 erdhi aty nga Palamata greke, ndërsa gjatë vjeshtës ka arritur që të regjistrojë shtatë paraqitje për ekipin në Superligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga