VENDIMI I KDE-së
FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!
27 December, 2024 @19:16
Incidentet gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit janë procesuar nga KDE i FFK-së, ndërsa dënimet e ardhura në të holla janë më të mëdhatë ndonjëherë të regjistruara nga Federata ndaj një ekipi të Superligës.
Llapi kishte reaguar ashpër në këtë përballje, qoftë si klub, qoftë me individë të ndryshëm gjatë dhe pas ndeshjes, ndërsa pas inicimeve të procedurave disiplinore nga KG-ja, klubi është dënuar me 10 mijë euro, kryetrajneri Batatina me 4 ndeshje suspendim, përfaqësuesi Muhamet Rexhepi me një vjet mosushtrim detyre, kurse zyrtari Besart Hoti me 3 muaj mosushtrim detyre.
Dënime, ka marrë edhe FC Drita.
VENDIMET E KDE-së:
FC “Llapi“. Lëshim në organizim të ndeshjes. Nuk ndërmerr masa të nevojshme dhe të duhura për sigurimin e paisjeve të sistemit VAR me ç’rast dëmtohen të njëjtat, po ashtu pengohen dhe kërcnohen gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes, duke kufizuar lëvizjen e tyre si dhe duke ofenduar dhe fyer rënd zyrtarët dhe organet e FFK-së. Sipas dëshmive të xhiruara, raportit të personave zyrtar si dhe raportit të përgjegjësëve të VAR-it, në ndeshjen Llapi-Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; (ku thuhet: “Klubi vendas mban përgjegjësi për rendin dhe sigurinë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes). Për demolimin e VAR-it dhe paisjeve të brendshme të tij, FC “Llapi“; Dënohet me shumë prej 10.000 euro (dhjetë mijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
Përfaqësuesi zyrtar i FC “Llapi“ Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88. Pas përfundimit të ndeshjes me dashje dhe me forcë dëmton sistemin VAR të vendosur në mesin e fushës dhe si pasojë janë dëmtuar kabllot që dërgojnë sinjalin video në fushë, kabllot që dërgojnë sinjalin audio në fushë dhe kabllot me energji elektrike që furnizohen këto paisje. I njëjti shanë dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas dëshmive të xhiruara dhe të raporteve të personave zyrtarë në ndeshjen LLapi-Dukagjini. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika J dhe pika 7 të Rregullores Disiplinore, dënohet me 1 (një) vit mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuara nga FFK.
Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet zyrtare të stadiumit kërcënon dhe kufizon lëvizjen e lirë të gjyqtarëve të ndeshjes (daljen nga stadium), duke ju thënë: “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së”. Sipas audio incizimit nga ndeshja Llapi – Dukagjini. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika J të Rregullores Disiplinore. Dënohet me 4 (katër) ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare në ndeshjet e organizuara nga FFK.
Zyrtari i FC “Llapi”, Besart Hoti nr ID 020190M96. Pas vendimit të marrë nga gjyqtarët e ndeshjes bazuar në sistemin VAR dukshëm i frustruar godet bazën e paisjes së sistemit VAR të vendosura në mesin e fushës. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Dukagjini. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika J të Rregullores disiplinore, dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
FC “Drita“. Lëshim në organizimi e ndeshjes. Një person i paautorizuar që nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve. Në min 50, 51 simpatizuesit vendas hedhin dy kanaqe në fushën e lojës për çka ndërprehet ndeshja deri në largimin e kanaqeve. Në min 55 pas shënimit të golit përsëri simpatizuesit vendas hedhin dy mjete piroteknike shpërthyese prapa portës të skuadrës mysafire. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drita –Feronikeli 74. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
Drejtori i FC “Drita”, Feti Murseli. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Feronikeli 74. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika J të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.