DALIN NGA ZONA E RËNIES
Ferizaji merr fitore të madhe ndaj Gjilanit
21 December, 2024 @20:28
Ferizaji ka mbyllur vjeshtën me fitore të rëndësishme, ndërsa duke e mposhtur Gjilanin, Ferizaji - Gjilani 3-1 [Marko Musolin 5’, Enhar Cakolli 40’, Erion Sadriu 77’ - Edi Basa 39’], ekipi i Arsim Abazit ka dalë nga zona e rënies në zonën e barazhit në renditje tabelare.
Goli i hershëm i Marko Musolinit nuk e zhgënjeu fort Gjilanin, që përmes sulmeve dhe tentimeve kryesisht pas krosimeve arriti të nxjerrë një penallti që u dha pas shikimit në VAR.
Por, pas pranimit të golit të dytë shpejt, më këndellje nuk kishte për mysafirët. Enhar Cakolli shënoi për avantazh dhe pushim të qetë 15-minutësh për ekipin, ndërsa në pjesë të dytë zëvendësuesi Erion Sadriu kreu punën, duke siguruar tre pikët për bardhekaltërit vendas.
Ferizaji kështu mbyllë xhiron XVIII në pozitë të tetë me 20 pikë, ndërsa Gjilani i gjashti në renditje ka 21 pikë. Pas kësaj xhiroje vjen pushimi dimëror, ndërsa Superliga rifillon në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.