BINDSHËM MË I MIRI NË EKIP!
Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!
26 December, 2024 @19:12
Futbollisti i Kosovës, Muharrem Jashari, i cili këtë gjysmëstinor po e kalon në LNZ të Ukrainës është përzgjedhur si lojtari më i mirë i ekipit të tij nga votat e shikuesve të saj, duke marrë 47.4 për qind të votave të përgjithshme.
Njoftimin e ka bërë të ditur klubi LNZ në njoftimin e lëshuar pak më parë, ndërsa pas Jasharit janë renditur Eugene Kucharenko me 9.2% të votave dhe Vladislav Naumets me 7.2%.
Jashari përndryshe ka debutuar tashmë edhe në përfaqësuesen e Kosovës dhe së fundi është ftuar rregullisht nga selektori Franco Foda dhe ka shënuar një gol. Këtë stinor me ekipin e tij LNZ Cherkasy, Jashari ka regjistruar katër gola dhe katër asistime si mesfushor.
“Muli” kishte kaluar te ekipi ukrainas në janar të këtij viti, ndërsa sipas Transfermarkt kartoni i tij është paguar rreth 50 mijë euro, të cilin LNZ e bleu nga FC Drita.