Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA E LLAPI NË DISIPLINORE!

Llapi, Batatina dhe dy zyrtarë të ekipit në disiplinore!

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi, Batatina dhe dy zyrtarë të ekipit në disiplinore!


25 December, 2024 @17:49

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit të KG-së pas ndeshjeve të xhiros XVIII të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa KF Llapi dhe FC Drita janë futur në proecdurë disiplinore pas ndeshjeve të fundjavës.

Pos tjerash, te Llapi në disiplinore janë edhe trajneri Tahir Batatina, zyrtari Besart Hoti dhe përfaqësuesi Muhamet Rexhepi. Njëjtë, edhe te Drita është inicuar procedurë ndaj drejtorit, Feti Murseli.

Mëposhtë, vendimet e plota të inicimit të procedurave disiplinore nga KG i FFK-së:

Inicime disiplinore:

(pa ndërhyrje në shkrimin e njoftimit të FFK-së)

Ndaj: FC “Llapi“. Motivi : Lëshim në organizim teëndeshjes . Nuk ndërmer masa të nevojshme dhe të duhura për sigurimin e paisjeve të sistemit VAR me ç’rast dëmtohen të njejtat , po ashtu pengohen dhe kërcnohen gjyqtarët pas perfundimit te ndeshjes , duke kufizuar lëvizjen e tyre. Sipas dëshmive të xhiruara, raportit të personave zyrtar si dhe të raportit të përgjegjësëve të VAR-it, në ndeshjen Llapi-Dukagjini.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC “Llapi “ Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88 . Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes me dashje dhe me forcë dëmton sistemin VAR të vendosura në mesin e fushës dhe si pasojë janë dëmtuar kabllot që dërgojnë sinjalin video në fushë , kabllo që dërgojnë sinjalin audio në fushë dhe kabllot me energji elektrike që furnizohen këto paisje . I njejti shanë dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas dëshmive të xhiruara dhe të raporteve të personave zyrte në ndeshjen LLapi-Dukagjini

Ndaj: Kryetrajnerit të FC “LLapi“, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet zyrtare të stadiumit kërcënon dhe kufizon lëvizjen e lirë të gjyqtarëve të ndeshjes (daljen nga stadium), duke ju thënë: “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së . Sipas audio incizimit nga ndesha LLapi – Dukagjini.

Ndaj: Zyrtarit të FC “LLapi” , Besart Hoti nr ID 020190M96. Motivi: Pas vendimit të marr nga gjyqtarët e ndeshjes bazuar në sistemin VAR dukshëm i frustruar godet bazën e paisjes së sistemit VAR të vendosura në mesin e fushës. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Dukagjini.

Ndaj: FC “Drita“. Motivi: Lëshim në organizimi e ndeshjes . Një person i pautorizuar që nuk ishte i evidentuar në prtokolin zyrtar të ndeshjes hyn ëe fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve Në min 50 ,51 simpatizuesit vendas hudhin dy kanaqe në fushën e lojës për çka ndërprehet ndeshja deri në largimin e kanaqeve . Në min 55 , pas shënimit të golit përsëri simpatizuesit vendas hudhin dy mjete piroteknike shpërthyese prapa portës të skuadrës mysafire. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drita –Feronikeli 74 .

Ndaj: Drejtorit të FC “Drita” , Feti Murseli . Motivi: Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar . pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor duke vazhduar me ofendime edhe në korridirin e zhveshtoreve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Feronikeli 74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga