RIKTHEHET SHILLOVA!
Prishtina shton forcë në sulm!
10 January, 2025 @20:15
Sulmuesi me përvojë i Superligës së Kosovës që vjeshtën e kaloi te Feronikeli’74, Alban Shillova, është prezantuar sot te FC Prishtina. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Shillovën 32 vjeç, nëdrsa ky është një rikthim i tij në ekip ku kishte luajtur në vitet 2019-2021.
“Kisha disa oferta këtë afat kalimtar, por Prishtina nuk refuzohet, përkundër të tjerave që ishin më të majme. Lirisht mund të them që u ktheva në shtëpi. Dua të lë gjurmë, të vazhdojë aty ku e lashë ekipin, si kampion!”, ka thënë Shillova në deklaratën e tij dhënë për ëeb-faqen zyrtare të Prishtinës.
Prishtina ka përfunduar vjeshtën në Superligë në pozitë të katërt. Ekipi po drejtohet nga francezi Jean-Michel Cavalli, ndërsa ka 27 pikë nga 18 ndeshjet e para të stinorit, 13 më pak sesa liderja Drita.