SIGUROHET PORTA
Marijan Coric rikthehet te Llapi
9 January, 2025 @18:58
Portieri kroat, Marijan Coric, është rikthyer te Llapi dhe ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me ekipin nga Podujeva. Klubi i Llapit posa ka lëshuar njoftimin, ndërsa ka bërë të ditur se ai ka ardhur si lojtar i lirë, pasi që i ka përfunduar kontrata me NK Istrën.
“Ai ka mbyllur kontratën me ekipin kroat, NK Istra 1961, për t’u bashkuar me Llapin, që para dy sezonesh e ndihmoi në fitimin e Kupës së Kosovës dy herë radhazi dhe një herë Superkupën”, shkroi KF Llapi në njoftim.
Llapi, që po kërkon të dalë në gara evropiane nga Superliga, vjeshtën nuk e ka pasur për lakmi pasi që ka përfunduar në pozitë të parafundit të tabelës me vetëm 18 pikë nga 18 ndeshje të luajtura. Ekipi është në pozitë të nëntë, që është pozitë që të rrëzon nga Superliga.
Coric 29 vjeç është 204 centimetra i gjatë, ndërsa prej kohës që është larguar te Llapi ka qenë pjesë edhe e Opatijës.