MBROJTËSI I RI
Antonio Ilieski - lojtar i ri i Ferizajit
9 January, 2025 @15:52
Ferizaji ka përforcuar mbrojtjen e skuadrës ndërsa ditë para se të hymë në ndërrimin e motmoteve ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin verimaqedonas, Antonio Ilieski.
Futbollisti 28 vjeç ka bërë karrierë te Voska Sport, Renova, Flamurtari i Vlorës dhe Kukësi. Ferizaji shpreson që me Ilieskin në mbrojtje të bëj luftë edhe më të madhe për sigurim të Superligës edhe për stinorin tjetër.