DYSHJA RIKTHEHET!
Prishtinës i kthehen nga lëndimi dy lojtarë!
9 January, 2025 @15:38
Pas një kohe të gjatë nga lëndimi, operimi dhe rikuperimi, ekipit në seancat stërvitore iu kanë bashkëngjitur mesfushori, Rilind Nimani dhe sulmuesi Dashmir Elezi, i cili në fakt ende nuk ka debutuar për skuadrën që nga transferimi në afatin veror.
Prishtina është shprehur të jetë e lumtur me rikthimin e dyshes në fjalë, ndërsa ka bërë të ditur se Elezit i duhet edhe pak punë për të arritur maksimumin. “Nimani është rikthyer në 100% e tij, ndërsa Elezit ende i duhet kohë që gradualisht të mbërrijë maksimumin gjatë seancave stërvitore”, ka shkruar njoftimi i FC Prishtina. Përndryshe, as Nimani nuk ka debutuar këtë stinor, derisa ka luajtur për bardhekaltërit në stinorin e kaluar.
Prishtina që drejtohet nga francezi Jean-Michel Cavalli ka kryer stinorin vjeshtor në pozitë të katërt me 27 pikë nga 18 ndeshje, 13 më pak sesa liderja Drita.