KONGOLEZI NDËRRON AMBIENT
Marley Prince rikthehet te Vushtrria
15 January, 2025 @10:54
Portieri që tashmë disa vite sillet në ekipe të ndryshme të futbollit kosovar, Marley Prince, është zyrtarizuar te Vushtrria si përforcim i ri.
Ish-lojtari i Feronikelit’74 e Trepçës’89 rikthehet te vushtrriasit që tashmë drejtohen nga Armend Dallku. Kongolezi Prince 25 vjeçar ka pasur shtatë paraqitje me ekipin nga Drenasi gjatë vjeshtës në Superligë, ndërsa tash do të mbrojë portën e ekipit që po kërkon
“Gardiani i portës, Marley na bashkohet nga Feronikeli’74 dhe mezi presim ta shohim duke dhënë kontributin e tij në fushë,” shkroi FC Vushtrria në njoftim.
Vushtrria përndryshe është në garë për tu futur në Superligë. Ka kryer pjesën vjeshtore në pozitë të dytë, ndërsa është 5 pikë pas lideres Prishtina e Re. Pozita e parë garanton pjesëmarrjen në Superligë, ndërsa e dyta në Grupin B të Ligës së Parë, mundëson kalimin në Superligë përmes dy ndeshjeve të barazhit.