NË FERIZAJ
Valmir Nafiu, shtesë e re te Ferizaji
14 January, 2025 @17:26
Futbollisti që luan në pozitën e sulmuesit, Valmir Nafiu, është përforcim i ri i Ferizajit. Ekipi që po lufton për mbijetesë në Superligë, ka bërë të ditur se ka angazhuar Nafiun 30 vjeçar në radhët e veta.
Tetovari Nafiu nuk është i huaj në Superligën e Kosovës, pasi që më parë ka veshur fanellën e Gjilanit, ndërsa së fundi ka luajtur për Otrantin e Ulqinit. Dhjetë vite më parë luante për Hamburgun në Bundesligë!